Në emisionin Klan Debat, ministri i Mjedisit jetësor dhe Planifikimit hapsinor, Naser Nuredini tha se krizat na bëjnë të zgjohemi nga gjumi dhe të pavarsohemi nga gjërat që varemi nga shtetet tjera.
”Po do të udhëtoj në konferencën për ndryshimet klimatike e cila fillon me datë 6 – 7 të këtij muaji. Ju e dini se është një kohë shum e vështirë për Evropën dhe gjithë botën kur flasim për krizën energjetike, për fat të keq kemi shtete që do përdorin më shumë qymir, private fosile, naftë ose mazutë por të njejtën kohë edhe në pandemi ne vërejtëm që jemi shumë të varur si për energji, ushqim e shum tjera. Pra ja tash kriza në Ukrainë tregon se jemi të varur nga burimet e një shteti siç është Rusia. Pra kriza na bën të zgjohemi dhe të bëhemi të pavarur” – tha Naser Nuredini. /KlanMacedonia/