Nuredini: ”Çebreni” strategji afatgjate që do ta ndihmojë Maqedoninë e Veriut

Në emisionin Klan Debat, ministri i Mjedisit hapsinor, Naser Nuredini tha se së shpejti në Maqedoninë e Veriut pritet të fillojë me punë edhe termocentrali Çebreni e cila do ti ndihmojë vendin si strategji afatgjate.

”Ne duhet te kemi një strategji rajonale, ne kemi nevojat për energjetikë i kemi në kohët e ndryshme, në sezona të ndryshme. Pra ka shtete që kanë ekonomi të rrymës kur është më lirë në kohën verore dhe më shtrejtë në kohën dimrore. Kemi filluar me fotovoltaikë në Osllomej dhe Manastir, tani kemi një projekt të rëndësishëm siç është termocentrali Çebreni i cili do fillojë me punë nga viti tjetër dhe shpresoj se do jetë i suksesshëm, pra ajo është strategjia afatgjate” – tha Naser Nuredini. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share