Numri i palestinezëve të vrarë arrin në 900, në mesin e tyre 260 fëmijë

Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka bërë të ditur se 900 palestinezë janë vrarë pas kundërsulmeve izraelite.

Sipas njoftimit, nga 900 të vrarët, 260 janë fëmijë ndërsa 230 janë gra, teksa 4 mijë e 500 njerëz janë plagosur, thuhet në njoftimin e ministrisë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, sipas ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, gjashtë mjekë janë vrarë dhe 15 janë plagosur, teksa bëhet e ditur se të vdekur kanë mbetur edhe tetë gazetarë ndërsa 20 janë plagosur.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share