Kryeson kandidati i PS, Albert Halilaj me mbi 64 përqind, ndërsa emri Vata i “Bashkë Fitojmë” ka marrë rreth 36 përqind të votave
Numërohen më shumë se gjysma e kutive të votimit në bashkinë e Kukësit. Sipas informacioneve të publikuara nga KQZ, janë numëruar 49 kuti nga 74 në total. Kandidati socialist Albert Halilaj kryeson me 64 përqind të votave, kundrejt kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Emri Vata që ka deri më tani rreth 36 përqind të votave.
Në zgjedhjet e së Dielës në bashkinë Kukës votuan mbi 45 përqind e zgjedhësve, ndërsa nuk u shënuan incidente. Pjesëmarrja është më e ulët krahasuar me zgjedhjet e 14 Majit, ku morën pjesë 52.79 përqind e zgjedhësve.
Zgjedhjet në Kukës u zhvilluan pas videoskandalit të ish-kryebashkiakut Safet Gjici, vetëm disa javë pasi fitoi zgjedhjet, ku ai shfaqet duke kryer marrëdhënie intime me nje vajze në ambientet e zyrës së bashkisë. Pas publikimit të kësaj video, Gjici u shkarkuar nga kryeministri Rama dhe ndodhet në burg.
Klan News