Numërohen 100% e vendvotimeve, kjo është renditja e partive politike

Janë numëruar 100 për qind e vendvotimeve për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 40.80 për qind të votave, ose 342 mijë e 281 vota gjithsej.

Partia Demokratike e Kosovës radhitet e dyta me 22.03 për qind, apo 184 mijë e 811 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 17.63 për qind të votave, ose gjithsej 147 mijë e 888 vota.

Ndërsa AAK me partnerët e koalicionit numërojnë 7.46 për qind të votave, apo 62 mijë e 588 vota gjithsej. /klankosova.tv

Lexo gjithashtu
Total
0
Share