“Të zbatojnë sa më shpejt marrëveshjen e Ohrit“
Departamenti Amerikan i Shtetit i bën thirrje Kosovës dhe Serbisë të nisin sa më shpejt zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.
“I bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ulin menjëherë tensionet dhe të fillojnë zbatimin e angazhimeve të Ohrit. Vazhdojmë të mbështesim planin trepikësh të BE-së si mënyra më e mirë për zgjidhjen e krizës.”
Për çështjen e tensioneve në veri të Kosovës, i dërguari i Bashkimit Europian, Mirosllav Lajçak, ndodhet në Uashington për të bashkërenduar përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare.
Lajçak u takua edhe me emisarin e Shteteve të Bashkuara, Gabriel Eskobar, me të cilin ndanë të njëjtin qëndrim në Këshillin Atlantik, ku paralajmëruan pasoja serioze në rast se nuk arrihet shtensionimi i situatës, pasi ka potencial të kthehet në një konflikt ballkanik dhe me viktima.
Tv Klan