Nuk shkoi në punë, ia ndërprenë kontratën, i vuri flakën zyrës së drejtorit

Policia po heton rastin në Shtëpinë Studentore “Pellagonia”

Kishte munguar në punë, e ligji e ka obliguar drejtorin e Shtëpisë studentore “Pellagonia” t’ia ndërprenë kontratën. I nervozuar nga situata, tanimë ish i punësuar në këtë institucion, ka marrë një çekan dhe benzinë dhe ka hyrë tek zyra e drejtorit. Fillimisht e ka demoluar, e më pas ia ka vënë flakën.

Policia po kryente ekspertizën, e kishin ardhur edhe ekipe të njësitit për anti-terrorizëm për të kontrolluar mos është vendosur ndonjë pajisje tjetër shpërthyese.
Edhe nga Ministria e punëve të brendshme dolën me detaje për rastin.

“Më datë 11.11.2022 në SPB-Shkup A.F(36) I punësuar si drejtor në konvikt në lagjen KisellaVodë në Shkup, ka raportuar se në vendin e punës pas një debati të mëparshëm, N.J, ish-punonjës në konvikt, së bashku me një person tjetër ka hedhur një lëndë djegëse dhe ka shkaktuar zjarr. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga zjarrfikësit e Shkupit. Forcat e policisë ndodhënndohen në vendngjarje dhe po merren masa për pastrimin e rastit”, thonë nga Minsitria për Punë të Berndshme.

Vet punonjësit e Shtëpisë studentore me aparate kundër-zjarrit kanë parandaluar që të përhapet zjarri edhe në hapësirat tjera./KlanMacedonia

Përgatiti: Furkan Saliu

Lexo gjithashtu
Total
0
Share