Mediat hamendësojnë për sozi, sëmundje dhe tradhti
Kejt Middleton që ecën e lumtur dhe e buzëqeshur pranë Princit William në tregun Uindsor. Kjo video vetëm pak sekondëshe e publikuar nga tabloidi “The Sun” do të duhej të shuante zërat për atë që po ndodh prej muajsh me Princeshën e Uellsit, por në fakt ka ndodhur e kundërta.
Janë të shumtë ata që nuk besojnë që vajza në video të jetë 42-vjeçarja. Në rrjetet sociale hamendësohet se bëhet fjalë për një sozi pasi vajza në krah të princit nuk ngjason me Kate. Të tjerë thonë se ajo është një punonjëse e pallatit mbretëror.
Dyshimet nisën që pas daljes së saj nga spitali dhe publikimit të një fotoje të Buckingham Palace që më pas rezultoi se ishte e trukuar. Teoritë konspirative shkojnë edhe më tej kur flitet për një ndarje mes saj dhe princit për shkak të një tradhtie që ai ka pasur me një vajzë tjetër.
Misterit iu shtua edhe sëmundja e princeshës që qëndroi rreth një muaj në spital për të cilën janë dhënë shumë pak detaje. Policia ka nisur hetimet për dy punonjës të spitalit që u përpoqën të vidhnin kartelën e saj mjekësore. Deri në një shfaqje zyrtare të çiftit mbretëror duket se hamendësimet do të vijojnë.
Tv Klan