“Nuk mund ta nënvlerësosh lojtarin më të mirë në botë”, partnerja e Cristiano Ronaldo-s kritikon ashpër trajnerin e Portugalisë

Partnerja e Cristiano Ronaldo-s, Georgina Rodriguez sulmoi trajnerin e Portugalisë, Fernando Santos, duke e kritikuar për faktin se nuk e aktivizoi sulmuesin që në fillim të ndeshjes me Marokun. Në një postim në rrjetet sociale, Rodriguez shkruajti se Santos priti shumë gjatë për ta aktivizuar Ronaldon në fushën e lojës.

37-vjeçari hyri në lojë në pjesën e dytë të takimit çerekfinal të Kupës së Botës, megjithatë ai nuk arriti që ta ndryshonte rezultatin në favor të Portugalisë. Rodriguez tha se partneri i saj ‘ndryshoi lojën’ sapo hyri në fushë.

“Sot, miku dhe trajneri yt mori vendim të gabuar. Ai mik për të cilin ti ke shumë fjalë admirimi dhe respekti. I njëjti që duke të të futur në lojë, pa se gjithçka ndryshoi, por ishte shumë vonë. Nuk mund ta nënvlerësosh lojtarin më të mirë në botë, arma e tij më e fuqishme. Ashtu sikurse nuk mund të mbrosh dikë që nuk e meriton. Jeta na jep mësime. Sot nuk kemi humbur, sot kemi mësuar”, shkruajti Rodriguez në postimin e saj në Instagram.

Humbja dramatike e Portugalisë në këtë Botëror, bëri që Ronaldo të largohej i përlotur nga fusha e gjelbër./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share