“Nuk kemi kohë të vajtojmë njerëzit e dashur”, mesazhi drithërues i 18-vjeçares palestineze në Gaza

Një 18-vjeçare palestineze i ka dërguar BBC-së një mesazh zanor drithërues nga qyteti i Gazës. Në fjalët e saj mbushur me trishtim, ajo thotë se emri i saj nuk ka rëndësi e po ashtu as historitë e tyre teksa shprehet se për botën ata janë vetëm numra.

“Emri im nuk është i rëndësishëm. Emrat e miqve të mi nuk janë të rëndësishëm. Historitë tona nuk janë të rëndësishme. Ne jemi vetëm numra, kështu na sheh bota.”

Mes të tjerash, ajo thotë se ato nuk kanë kohë që të qajnë pasi ju vriten gjithnjë e më shumë të dashurit e tyre. 18-vjeçarja shprehet se kanë kohë vetëm për të nuhatur vdekjen që po ju afrohet gjithnjë e më shumë.

“Ne nuk qajmë. Nuk kemi kohë të vajtojmë të dashurit tonë, sepse të tjerë po vriten. Nuk kemi kohë të ndihemi. Ne kemi vetëm kohë për të nuhatur vdekjen që po afrohet gjithnjë e më shumë. Ne kemi vetëm kohë për t’u ulur në një dhomë dhe për të përqafuar njëri-tjetrin, duke i kërkuar Zotit të na marrë shpirtrat së bashku.”

Mes dhimbjes, ajo thotë se mezi presin natën që të flenë pa u tmerruar nga zhurma e bombave teksa pyet nëse po kërkojnë kaq shumë nga kjo botë.

“Ne mezi presim të flemë një natë të tërë pa u tmerruar nga zhurma e bombave që bien. Ne mezi presim të bëjmë dush, të jemi të lodhur në fund të një dite normale, të dëgjojmë një të qeshur nga një fëmijë. A po kërkojmë kaq shumë, botë?”

/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share