“Nuk kam menduar që jam e bukur”, Adrola: Mërzitesha kur më krahasonin me…

Adrola Dushi është një nga vajzat më të bukura shqiptare, e vlerësuar për tiparet tipike mesdhetare, origjinalitetin e saj dhe bukurinë natyrale.

Ajo rrëfeu mbi fëmijërinë e saj dhe zbuloi se si ndjehej kur e krahasonin me Pocahontas dhe si asnjëherë nuk mendonte që ishte e bukur.

Arien: Adrola po ti kaq e bukur ke qenë dhe e vogël?

Adrola: Shiko, babit tim mbaj mend që i thonin, ahh ça do heqësh ti kur të rritet goca. Por goca nuk është aq e vështirë për t’u menaxhuar, mendoj unë. Unë nuk e kam ditur kurrë sa e bukur jam, dhe mund të them se deri para pak kohësh nuk e vlerësoja veten time për pamje. Më thërrisnin Pocahontas dhe unë qaja, nuk e doja Pocahontas-in në atë kohë, ndërsa tani është ikona ime. Kam patur shumë pasiguri dhe dua t’ju them që është shumë e rëndësishme ta duam veten siç jemi, ta pranojmë veten siç jemi./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share