Skuadra e Marseille arriti fitore mbrëmë në ndeshjen ndaj Lyonit, e vlefshme për javën e mbetur, (xhiro e 10-të) me rezultatin 3-0.
Një moment interesant u kap nga kamerat, ku ishte protagonist trajneri italian, Gennaro Gattuso, shkruan LIG Sport.
Ish-futbollisti i AC Milan ishte duke i përshëndetur lojtarët e tij në stol, derisa lojtari maroken, Azzedine Ounahi bëri shaka me teknikun italian duke mos ia dhënë dorën.
Dhe sigurisht që talljet e tilla nuk i do fare Gattuso, i cili e kapi futbollistin në formë shakaje dhe donte t’i jepte një dajak të vogël.
Marseille është këndellur me trajnerin italian. Në 14 ndeshje ata kanë grumbulluar 20 pikë dhe gjenden në pozitën e 8-të.
You don’t ever feint a high five from Gennaro Gattuso… 😂😳
— Out of Context Football Manager (@nocontextfm1) December 6, 2023