Këngëtarja Violetë Kukaj mori vëmendje të madhe para disa javëve. Shkas për këtë u bënë deklaratat e ish-kunatave të saj në një emision televiziv në Shqipëri sa i përket pretendimeve se këngëtarja ua ka marrë pasurinë e familjes.
Dy ish kunatat e këngëtares Violetë Kukaj ndër tjerash në “E diela shqiptare”, akuzuan rëndë këngëtaren. Ato deklaruan se Violeta është ndarë nga vëllai i tyre, Faiku, për t’iu ikur borxheve.
Njëra nga motrat, deklaron se Violetë e ka dërguar në psikiatri atëherë burrin e saj.
E pas këtyre deklaratave dhe akuzave ndaj saj, Violeta Kukaj duket se ka angazhuar avokat që ‘betejën’ e saj ta vazhdojë me ligj.
Këtë e konfirmoi avokati i saj Skënder Musa, i cili tanimë do të ndjek rastin e Violeta Kukaj.
“Ajo ka një rast për dhunë në familje ku është viktimë. Por, ne do ta përfaqësojmë edhe në rastet civile me konteste pronësore”, tha për Insajderin Skënder Musa, avokat.