Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga në Klan Debat me Xhumadije Ibraimin duke folur për anulimin e seancës së fundit për rastin “Alfa”, tregoi se ashtu si edhe familjarët, edhe ai dëshiron që të vërtetohet pafajësia e Agim Islamit. Sipas tij, kjo duhet të dëshmohet në rrugë gjyqësore përmes mekanizmave që i lejon ligji, ndërsa shtoi se Ministria e Drejtësisë nuk ka kompetenca mbi pushtetin gjyqësor.
“Unë nuk jam mbreti i Maqedonisë e as njëfarë supermeni apo super i plotëfuqishëm që mund t’i zgjidh këto brenda rasteve sepse ashtu siç kemi thënë ditën e parë, ne do të duhet të dëshmojmë në rrugë gjyqësore pafajësinë e rasteve, në këtë rast të Agimit”, tha mes tjerash Lloga./KlanMacedonia