“Nuk i zbatojmë të gjitha pikat e marrëveshjes”, çfarë s’po pranon Vuçiq nga dakordimi në Ohër?

Analisti poltik Dritëro Arifi thotë se qysh nga dakordimi Ohër, Serbia ka filluar ta shkel marrëveshjen.

Arifi thotë se, presidenti Vuçiq shkeli marrëveshjen e Ohrit në momentin kur doli kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Sa i përket deklaratave të Vuçiqit, ai realisht që në ditën kur janë zotuar për marrëveshje e ka shkel marrëveshjen duke thënë që ne nuk do ta tolerojmë anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe këtë po e potencon gjatë gjithë kohës”, tha Arifi.

“Edhe ministri i Jashtëm i Serbisë në vizitën e tij të fundit në Azinë Qëndrore e shkeli parimin e marrëveshjes, pra neni 4 është shkelur dhe do të shkelet vazhdimisht”, shtoi ai.

Sipas Arifit, Serbia do të vazhdojë që mos të pranojë Kosovën të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare, teksa shton se përveç pikës 4 të marrëveshjes, Vuçiq është kategorikisht kundër edhe pikës 1.

“Serbia nuk do ta pranojë Kosovën në asnjë formë që të anëtarësohet në ndonjë organizatë, kjo po vrehet në çdo deklaratë të tyre.Serbia e ka për qëllim që edhe neni 1 mos ta zbatojë, ku përfshihen pasaportat, targat e diplomat. Në këtë formë do të bënte presion të madh tek qytetarët e Luginës së Preshevës që mos ta avancohen”, tha Arifi.

Arifi e sheh shqetësues faktin që BE dhe SHBA-të nuk marrin masa ndaj këtyre deklaratve të Vuçiqit.

“Në njëfarë mënyre kjo është zhgënjimi më i madh nga BE dhe SHBA-të të cilat nuk po tregohen serioze në këtë aspekt që Serbinë ta detyrojnë të zbatojnë marrëveshjen”, tha Arifi për Blic.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share