Nuk gjen rehati toka turke | Tërmet i ri prej 5.5 ballësh

Një tërmet i ri prej 5.5  shkallësh të Rihterit ka goditur shtetin turk para disa minutash.

Epiqendra raportohet të jetë 86 kilometra në veri të Konjas, përcjell Klan Maqedoni.

Pas tërmetit tragjik të orëve të para të mëngjesit të sotëm, janë raportuar edhe dhjetëra dridhje tjera të tokës, të cilat njihen edhe si pasgoditje të asaj kryesores..

Ndërkaq numri i viktimave në të dy vendet, Turqi dhe Siri ka kaluar mbi 2300, ndërsa raportohet edhe për mbi 10 mijë të plagosur, informon KlanM.

Vetëm në orën e fundit, sipas raportimeve janë regjistruar të paktën 9 lëkundje të tokës në Turqi./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share