ARMINA NURAJ: NË MOSHËN 12 VJEÇARE E NDJEVA SE JAM SHQIPTARE
Edhe përskaj shumë presioneve dhe tentimeve për asimilim të plotë, shqiptarët e sanxhakut arrijnë të mbijetojnë. Histori tepër të trishtueshme për shqiptarët e kësaj ane, sjell aktivistrja Armina Nuraj. Në Klan Maqedoni, Armina tregoi se me çfarë sfidash ballafaqohen dhe si sistemi në Serbi ka tentuar ti asimilojë.
Të qenit shqiptar në Sanxhak, nuk është e lehtë. Madje ballafaqohesh me sistem i cili përpiqet të ta pamundësojë të drejtën e shprehjes së kombësisë. Kjo është dëshmia e trishtueshme e aktivistes shqiptare në Pazarin e Ri, Armina Nuraj.
Në emisionin “Happy Day”, në KLAN MAQEDONI, Armina tregoi historinë e saj, e cila është e njëjtë me fatin e shumë shqiptarëve të Sanxhakut, të cilët, nuk guxojnë të tregojnë kombësinë e tyre shqiptare, për shkak të asimilimit.
“Gjyshi im nuk e ka pranuar, por ka qenë shqiptar. Edhe krahas asimilimit, baba i babës tim, e ka mbajtur plisin e bardhë… Unë si 12-vjeçare kam nisur ta ndjej veten si shqiptare. Por atëherë, si fëmijë nuk guxoja ti kallzoj as familjes as kërkujt, por kam pritur që koha me e bë punën e vet me u rrit edhe pak, me u shkollu ma shumë, dhe si 16-vjeçare kam vendos mi tregu edhe familjes edhe Botës krejt, me u kthy si ka qenë gjyshi im shqiptar.”, tha Armina Nuraj.
Ajo thotë se para disa viuteve nuk kishte shumë mbështetje. Megjithatë, shton se, pas 100 vitesh ja kanë arritur të hapin zyrën e Këshillit Kombëtar Shqiptarë në Pazarin e ri. E tani interesimi i të rinjve ka filluar të rritet dhe të prezantohen kultura dhe traditat Shqiptare të asaj ane.
“Kam shpresa tepër të mëdha për rininë e Sanxhakut që të heqim atë asimilimin i cili ka ndodhur. Jemi duke e jetuar tepër të vështirë jetën si Shqiptarë të Sanxhakut si përkundër që kemi armikun prapa nesh. Por shpresoj se do ti dalim zot siç ia kemi dale edhe më herët”, tha Armina Nuraj.
Armina Nuraj u bën thirrje të Shqiptarëve nga të gjitha trojet, tu japin më shumë mbështetje bashkëkombësve të tyre në Sanxhak, që edhe ata të mund të gëzojnë të drejtat e tyre si gjithë të tjerë./KlanMacedonia