“Nuk ekziston fraksion” – Ademi: Në grupin e punës jam unë, të tjerët t’i drejtohen Ahmetit

Në BDI nuk njihet fraksioni, ndërsa çdo kërkese e dikujt nga BDI për tu kyçur në grupin e punës për ndryshimet kushtetuese, Arbër Ademi, vlerëson se duhet të drejtohet tek lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

“Në radhë të parë nuk njihet fraksion me dokumentet partiake, me aktet e partisë e veçanërish këtu mendoj me Statutin e partisë. Nuk kanë legjitimitet dhe veprimtaria në kuadër të një fraksioni përderisa fraksioni nu njihet nga dokumentet partiake. Në përputhje me Statutuin partinë e përfaqëson kryetari i partisë, Ali Ahmeti. Ai personalisht ose përmes personave të cilët i delegon kryetari Ali Ahmeti, në kët rast për ndryshimet kushtetuese ai mua më ka deleguar, përcakton se kush do të jetë përfaqësuesi i partisë. Prandaj çdokush tjetër në kuadër të BDI-së, që ka ndonjë kërkesë lidhur me përfaqësimin e partisë, duhet këtë kërkesë t’ia adresojnë liderit të tyre”, deklaroi Arbër Ademi në Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share