AFC: U SHUA NJË JETË – U SHUA NJË BOTË!
Bllagojçe Ilievski I cili tri vite shpresonte se do ta merrte ilaçin e shtrenjtë për cibrozë cistike, ka humbur betejën me sëmundjen. Ai, sic njofton KlanM, ishte në mesin e tetë pacientëve kritik për të cilët kërkohej urgjentisht furnizimi i ilaçit. Por, përkundër të gjitha përpjekjeve nuk arriti të merr terapinë me ilaçin “Trikafta”.
Lajmin e dhimbshëm, për Klan Maqedoni, e kanë konfirmuar nga Asociacioni për Fibrozë Cistike.
U shua një jetë – u shua një botë! Në këtë mënyrë nis reagimi I Asociacionit, duke njoftuar si i ndjeri deri në frymën e fundit besonte se do ta presë terapinë me “Trikafta”.
“Revolta jonë dhe tronditja janë të mëdha, duke marrë parasysh se si Asociacion, që nga viti 2020 jemi duke e kërkuar ilaçin dhe kemi bërë thirrje për urgjencën e vendosjes së terapisë bashkëkohore modulare. Nuk ka fjalë adekuate për të ngushëlluar familjen e Bllagojçes i cili na inkurajonte në përpjekjet se do ta marrim ilaçin “Trikafta” por nuk e priti këtë ditë” – thonë nga Asociacioni për Fibrozë Cistike.
Pacientët me fibrozë cistike, sic njofton KlanM, të shtunën dolën në protestë para Qeverisë, të zhgënjyer nga deklaratat e autoriteteve se ilaçi bashkëkohor fillimisht do të sigurohet për tetë nga gjithsejt 130 të prekur nga kjo sëmundje.
Ilaçi “Trikafta” për një pacient kushton 30.000 euro për një vit, kurse sipas autoriteteve të shëndetësisë rreth 65 pacientë kanë nevojë për këtë ilaç.
Vitin e kaluar, sic njofton KlanM, Asociacioni për fibrozë cistike me 10.000 nënshkrime, u përpoq që nga Ministria e Shëndetësisë ta sigurojë ilaçin, por ende nuk kanë marrë përgjigje.
Në vendet fqinje ky ilaç tashmë është në listën pozitive dhe është lehtë i kapshëm për pacientët me fibrozë cistike. /KlanMacedonia/