Dy vajzat e vilës së dashurisë, Sofiela dhe Xhoana kanë folur ditën e sotme në lidhje me jetën e tyre. Sofiela ka treguar edhe një detaj të dhimbshëm nga jeta e saj, fakti që është rritur me 1 prind. Gjithashtu ajo ka shtuar se nuk do të donte që fëmija i saj të kalonte të njëjtën gjë.
Pjesë nga biseda:
Sofiela: Unë jam rritur me vështirësi, pa një prind. S’e kam pasur atë dashurinë dhe prandaj dua shumë të kem një bashkëshort.
Xhoana: Po mirë mund të bësh fëmijën edhe pa bashkëshort, me in vitro. E rëndësishme është që të kesh fëmijët e tu.
Sofiela: Po e di, ose do të dalin fjala e Arlindit që më tha s’ke për të gjetur burrë.
Xhoana: Arlindi të shikojë veten se mos ngelet pa grua, po ai e ka fjalën për këtu, jo se do ngelësh pa burrë jashtë.
Episodin ditor transmetohet çdo ditë në orën 18:20 në Tv Klan. ‘Prime’ do të transmetohet të dielën në orën 21:00, nën drejtimin e Luana Vjollcës./Love Island Albania