Nuk do të jenë sonte në stadium – Plisat: Le të shkojnë sonte të tjerët për festë!

Grupi i tifozëve të Kombëtares, “Plisat” e Prishtinës nuk do të jenë sonte në stadium për të mbështetur Shqipërinë në ndeshjen e fundit të kualifikueseve për Euro 2024, përcjell KlanM.

Sipas njoftimit, kuptohet se Plisat kanë pasur mosmarrëveshje me Federatën Shqiptare të Futbollit, e cila siç duket nuk iu ka siguruar bileta tifogrupit të njohur, që po mbështet djemtë e Kombëtares prej momenteve të para.

Megjithatë, Plisat thonë se ata do të rikthehen pas kësaj ndeshje. Sonte, siç thonë ata, le të shkojnë ata që duan të festojnë sepse Kombëtarja, sipas Plisave, është e të gjithëve, përcjell KlanM.

Njoftimi i plotë nga Plisat

Plisat edhe një herë lajm. Nuk ka bileta.

Por, sot nuk kemi kohë për lajmet tuaja. Plisat e kanë perfunduar misionin e tyre, ME SUKSES.

Kur të gjithë ia kthyen shpinën kombëtares, ne ishim aty! Këta të njejtit, të pandalshmit, të pashantazhueshmit, të vetmit, “kriminelat”, “tradhëtarët”… ne do të jemi gjithmonë aty. Pavarësisht ndërhyrjeve të politikës, e të kujtdo, do të jemi përherë e më të fortë.

Nuk ka bileta – nuk ka problem. Le të shkojnë sonte të tjerët për festë. Në fund të fundit Kombëtarja është e të gjithëve.
Ne do të kthehemi përsëri, edhe në festa – edhe në ditë të vështira.

Plisat janë në festë. Prishtina sonte feston. Feston sepse ajo frymon KUQ E ZI. Sepse KU KA PLISA OSHT’ SHQIPNI.

Shihemi në Gjermani!

Lexo gjithashtu
Total
0
Share