Shkup, 27 maj 2024 (MIA) -Ekipet e NP Higjiena Komunale – Shkup sot kanë kryer aktivitete për
largimin nga deponia e gjerë e egër që ndodhet në parkingun e varrezave të qytetit “Butel”, në afërsi të stacionit të fundit të autobusit “59”, informojnë nga ndërmarrja publike.
Në kuadër të aktiviteteve, përafërsisht 80 metër kub kryesisht mbetje komunale të hedhura në mënyrë të paligjëshme. Në të njëjtën kohë është fshirja manuale dhe makinerike, si dhe larje me makinë në hapësirën e parkingut duke përdorur një autocisternë.
Qyteti i Shkupit dhe NP Higjiena Komunale – Shkup apelojnë që të ndalohet hedhja e paligjshme dhe e pakujdesshme e mbetjeve në hapësira publike, të cilat drejtpërdrejt e ndotin mjedisin dhe e rrezikojnë shëndetin publik.