Nottingham Forestit i hiqen 4 pikë nga renditja, bie nga Premier League

Premier League pritet të konfirmojë zyrtarisht dënimin për shkeljen e Rregullave të Fitimit dhe Qëndrueshmërisë më vonë, sot. Tashmë është marrë vendimin për zbritjen e 4 pikëve nag renditja e Nottingham Forest. Kjo do të thotë se ky ekip i Premier League zbret në vendin e 18-të të renditjes aktuale, me Luton-in përfitues, që del nga zona e rënies.

Premier League kishte konfirmuar tashmë në janar se Forest ishte shpallur fajtor për thyerjen e rregullave të PSR. Rregulloret thonë se asnjë ekip për një periudhë 3-vjeçare nuk mund të humbasë më shumë se 105 milionë stërlina.

Klubi në fjalë u ngjit në Premier League më 2022. Si pjesë e elitës së futbollit anglez, Forest ka shpenzuar 250 milionë stërlina për nënshkrimin e 45 lojtarëve, ndërsa ka bërë vetëm 5 milionë stërlina transferime në dalje.

Shitja prej 45 milionë stërlinash e Brennan Johnson te Tottenham verën e kaluar erdhi shumë vonë për t’u numëruar në periudhën raportuese që po shqyrtohet, që do të thotë se nuk mund të përdoret për të kompensuar disa nga humbjet në buxhet.

Megjithatë, nuk mund ta mësojmë se kush do të zbresë nga Premier League deri pas përfundimit të sezonit. Çdo apelim ka të ngjarë të mos shqyrtohet deri pas mbarimit të sezonit. Evertonit iu zbritën 10 pikë në fillim të sezonit, më vonë ky penalizim u reduktua në 6 pikë në apel. Vetë Nottingham Forest nuk ka dhënë ende një deklaratë për zbritjen e pikëve.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share