Me “Non Paper” Gjermania dhe Sllovenia kërkojnë që të shfuqizohet mundësia për veto për shkak të çështjeve dypalëshe.
Sipas Ministres së Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon, qëllimi është që të përshpejtohet procesi i zgjerimit i BE-së, kurse kontestet fqinjësore nga e kaluara të mos shfrytëzohen për bllokime.
Propozimi vjen nga qeveritë liberal-demokratike në Berlin dhe Lubjanë. Liberal-demokratët evropian shpresojnë se kjo nismë do të pranohet edhe nga Partia Popullore Evropiane dhe nga socialistët evropian që të mund të shndërrohet në politikë të BE-së.
“Non Paperi” si ide del në kohën kur në vazhdimësi po rriten kontestet fqinjësore.
Bullgaria tashë disa vite bllokon nisjen e negociata të RMV-së me BE-në, kurse 7 shtete në mesin e të cilëve edhe Bullgaria para 10 ditëve vendosën veto në hapje të kapitullit të ri për Serbinë, Kroacia bllokoi negociatat e Malit të Zi, kurse Greqia vazhdimisht kërcënohet se Shqipëria nuk do të bëjë progrese në rrugën evropiane nëse nuk e respekton pakicën greke.