Nokia ndryshon logon ikonike

Kompania finlandeze e kompanisë celulare Nokia ka ndryshuar për herë të parë pas 60 vitesh logon e saj ikonike.

Logoja e re ka 5 forma të ndryshme që formojnë fjalën Nokia.

Ngjyrë blu e logos së vjetër ikonike është ndryshuar, kjo për shkak edhe të ndryshimeve dhe ristrukturimit të kompanisë.

“Ajo logo ishte e lidhur me telefonat inteligjentë dhe ne sot jemi kompani në fushën e teknologjisë për bizneset”, tha shefi ekzekutiv Pekka Lundmark.

Nokia tashmë ka ndryshuar fokusin e saj, duke u shitur pajisje të telefonisë celulare biznesve që ofrojnë shërbime.

“Patëm një rritje me 21% vitin e kaluar”, theksoi Lundmark në një intervistë për Reuters, duke shprehur ambicien për dyfishimin e të ardhurave.

Firmat e mëdha të teknologjisë kanë qenë partnerë me prodhuesit e telefonave si Nokia për të shitur rrjete private të teknologjisë 5G.

“Ne duam që të bashkëpunojmë me biznese ku kemi të bëjmë me lidership botëror”, u shpreh shefi i Nokia.

/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share