Noka pengon deputetët socialistë me bilbil, Nikolla e përjashton

Seanca e sotme plenare është shënuar me tensione të larta. Flamur Noka, gjatë fjalës së tij, u shpreh se opozitës i është mbyllur goja, diçka që sipas tij nuk ka ndodhur kurrë në historinë e parlamentit.

“Këtu ka pasur edhe plumba në këtë parlament, por kurrë fjala nuk është ndaluar. Kurrë opozitës nuk i është mbyllur goja. Çfarë kemi ne si opozitë? Ne vetëm një gjë kemi, fjalën. Këtu na kërkoni të na ndaloni edhe çfarë, një ish-ministre (Anila Denaj) që ia kanë mbyllur gojën për të folur…”, u shpreh ai.

Por teksa fliste për Denajn, kryeparlamentarja Lindita Nikolla ia ka hequr fjalën.

“Ta heq fjalën. Nuk të lejoj zoti Noka. Nuk të lejoj të vijosh me shpifje të rënda. Nuk është për procedurë”, u shpreh Nikolla.

Pas kësaj, Noka ka vijuar që t’i fryjë një bilbili. Ai ka shkuar edhe tek deputeti socialist, Toni Gogu, dhe teksa ky i fundit fliste, i frynte bilbilit.

“Ky zotëria që i bie bilbilit këtu pak më parë bëri sikur mbajti zi për viktimat e tërmetit. Ky zotëria këtu që i bie bilbilit. Bëri sikur mbajti zi për viktimat e tërmetit. Shpirtrat e tronditur nga tërmeti i shqiptarëve e kuptojnë çdo të thotë tërmet. Vetëm ky nuk e kupton sepse është burrë i frustruar nga drejtësia. Po i vjen ora e drejtësisë”,tha Gogu.

Pas kësaj, fjalën e mori edhe ministrja Spiropali. Ndërkohë po Noka vijoi po njësoj që t’i binte bilbilit. Pas këtyre skenave, Lindita Nikolla vendosi që të përjashtonte Nokën nga seanca plenare./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share