Aktori Osman Azemi, javën e kaluar kishte dhënë një deklaratë për Shqipërinë që shkaktoi debat të madh në opinionin publik.
Reagimet erdhën edhe nga artistë të Shqipërisë si Noizy e Stresi.
Kjo temë u diskutua në “Pressing” të T7.
E personazhi i deklaratës Osman Azemi tha se nuk i ka mbetur hatri për askënd nga ata që i reaguan, sepse e pranon që ka gabuar – por thotë se ka qenë duke folur për sport.
“Hatër mbetje nuk kam sepse unë kam gabu, edhe ata i kemi vëllezen. Futbolli i ka emocionet e veta se është edhe art. Unë kam fol atë ditë për sport, nuk e kam marrë afër zemre sa e kam marrë prej disa mediumeve”, ka thënë Azemi. /Gazeta Express