Noizy nuk do të mund t’i shpëtoi ekstradimit, shkak marrëveshja mes dy shteteve

Rigels Rajku, reperi i njohur si Noizy është arrestuar mbrëmë në Shëngjin. Indeksonline ka raportuar ekskluzivisht për kapjen e tij dhe DJ i tij, Bahtijar Bajraktari.

Noizy është dërguar në mbajtje në Tiranë dhe është në pritje të një vendimi të ri nga gjykata e Tiranës.

Bazuar në marrëveshjen mes dy shteteve, Kosovës e Shqipërisë për ekstradim, reperi nuk do të mund të shmangë ekstradimin në Kosovë. Marrëveshja është valide që disa vite dhe nuk ka asnjë rast tjetër që është shmangur deri më tani.

Gjykata e Tiranës ka afat deri në 40 ditë për ekstradimin e Noizyt.

Aksioni i policisë për kapjen e Noizyt është titulluar si “Fast” dhe është realizuar nga Fast Kosova në bashkëpunim me Fast Albania.

Kapja e shpejt e tij dëshmoi edhe një herë profesionalizimin e lartë të drejtorisë së Fast Kosova që vazhdon të jetë një nga institucionet më të dëshmuara dhe profesionale në vend./Indeksonline/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share