Nju Meksiko: Tre të vrarë dhe gjashtë të plagosur gjatë të shtënave me armë

Autori është vrarë nga policia

Të paktën tre persona kanë humbur jetën ndërsa 6  të tjerë janë plagosur pas të shtënave  me armë në qytetin  Farmington në Nju Meksiko.

“Ka shumë viktima civile”, thuhet në një njoftim të policisë të postuar në rrjetet sociale.

Zyrtarët thanë se një  autori i dyshuar, një 18-vjecar  u vra nga policia në vendngjarje.

Ai fillonte të qëllonte rastësisht  mbi kalimtarët, shtëpitë dhe makinat ndërsa ende nuk dihen motivet e ngajrjes së rëndë.

Gjatë të shtënave me armë mbeten të plagosur një polic i qytetit të Farmington dhe një polic i shtetit të Nju Meksikos.

 Ata janë në gjendje të qëndrueshme dhe po marrin trajtim mjekësor në Qendrën Mjekësore Rajonale në San Juan.

Të shtënat me armë shkaktuan  mbylljen e disa shkollave  publike në Farmington, një qytet me rreth 46,000 banorë që ndodhet në veriperëndim të Nju Meksikos në SHBA.

GAZETARE: XHUANA LIKA

Lexo gjithashtu
Total
0
Share