Njohja e pasaportave nga Spanja, Kurti: Po u shtohet vlera, e shtetit tonë dinjiteti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas njohjes së pasaportave kosovare nga Spanja, duke thënë se atyre po u shtohet vlera, e shtetit tonë dinjiteti.

Kurti përmes një postimi në Instagram tha se nga janari, Spanja u është bashkuar shteteve të Bashkimit Evropian që e njohin pasaportën e Kosovës, përcjell Klankosova.tv.

Viti 2024 është vit i fuqizimit të pasaportës së Republikës sonë. Asaj sa vjen e po i shtohet vlera, e shtetit tonë dinjiteti. Nga janari, Spanja u është bashkuar shteteve të Bashkimit Evropian që e njohin pasaportën e Kosovës. Gëzuar”, shkroi tutje Kurti.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share