Njoftimi në Instagram/ Toni Kros, pas Euro 2024, tërhiqet nga futbolli aktiv!

Futbollisti i Real Madridit, Toni Kros, këtë pasdite zyrtarisht njoftoi se po i numëron ditët e fundit të karrierës si futbollist. Ai ka njoftuar se pas Kampionatit Evropian, tërhiqet nga futbolli.

Finalja e Ligës së Kampionëve në “Uembli” në fanellën e Real Madridit dhe Kampionati Evropian në Gjermani do të jenë paraqitjet e fundit në futbollin aktiv të futbollistit legjendar gjerman Toni Kros.

Lajmin për largimin nga futbolli aktiv e kishte bërë përmes një postimi në Instagram, postim ky që ka surprizuar botën e futbollit.

“Pas 10 viteve, në fund të sezonit, përfundon ky kapitull. Dua të falënderoj të gjithë ata që më pritën duarhapur në Madrid. Ky vendim do të thotë se karriera ime si futbollist aktiv do të përfundojë gjatë verës pas Kampioantit Evropian. Ambicja ime gjithmonë ka qenë që karrierën ta përfundoj në kulmin e karrierës. Prej tani vetëm një gjë kam në mendje – shkojmë ta fitojmë Ligën e 15-të të Kampionëve”, tha Toni Kros.

Janë prononcuar edhe nga Real Madridi. Në rrjetin X “klubi mbretëror” përmes një video-kompilacioni të paraqitjeve të Krosit në fanellën e Realit, ka falënderuar gjermanin.

Shumica nuk e kanë kuptuar vendimin e Krosit, për shkak të faktit se luante në nivel të lartë, kurse bashkëlojtarët e tij tashmë kanë nisur mesazhet. Në postimet e tyre vërehet dominimi I vetëm një fjalie – “Legjendë”!/tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share