Njësitet speciale të Rusisë vazhdojnë të kërkojnë të dyshuarit për sulmin në sallën e koncerteve në Moskë, raporton BBC.
Mediat ruse janë duke raportuar se të paktën katër persona kanë kryer këtë sulm.
Ndërkaq, ish-presidenti Medvedev në rrjetet sociale ka bërë thirrje për vrasjen e të dyshuarve të këtij sulmi.
Të paktën 40 persona janë vrarë dhe më shumë se 100 të tjerë janë plagosur. BBC ka raportuar se në mesin e të plagosurve janë edhe disa fëmijë.