Krijohet softweri që mund ta kontrollojë, në mënyrë që të shmanget rreziku sensitiv
Krijohet një software që do të kontrollojë Inteligjencën Artificiale. Qëllimi është që të jetë garant, i besueshëm dhe i sigurt përdorimi i sistemeve informatike, në mënyrë që të dhënat sensitive mos të jenë në rrezik e të mos preket privatësia dhe integriteti nga mekaniciteti i saj.
Pika kryesore do jetë të dallojë nëse IA ka arritur të gjejë hapësira dhe gabime në kodet informatike dhe nëse arrin t’i shfrytëzojë. Përshembull në lojërat online, nëse IA ka kuptuar një hapësirë që mund të monovrohet mund ta shfrytëzojë për të fituar gjithnjë.
Krijuesit shpjegojnë se gjatë muajve të fundit është rritur nevoja e industrisë dhe e publikut për modelet e Inteligjencës artificiale gjenerative, shtuar kjo edhe nga progreset që janë bërë në modelet të rëndësishme që kanë lindur, si ChatGPT.
Klan News