Një 59 vjeçar nga Gostivari dhe një 29 vjeçar nga frëngova e Strugës, të dy të burgosur në Burgun e Idrizovës ishin arratisur sot pasdite nga ambientet e burgut, përcjell KlanM.
59 vjeçari B.O ka qenë i dënuar me 11 vite e 8 muaj burgim, ndërsa 29 vjeçari E.M sipas njoftimit të policiës është i dënuar me 9 vite burg.
Megjithatë, sipas policisë, aventura e dy të burgosurve ka zgjatur pak më shumë se një orë, përcjell KlanM.
Të dy janë gjetuar në një automjet udhëtarësh dhe janë arrestuar menjëherë nga policia.
Me vete kanë pasur edhe rreth 2 mijë euro. SIpas MPB-së, të dy do të dërgohen në institucionin ku duhet ta vuajnë dënimin e mbetur./KlanMacedonia