Një zyrtarë i policisë nga Shkupi ka ngacmuar verbalisht disa nxënëse, MPB heton rastin

Një zyrtarë i policisë nga Shkupi ka ngacmuar verbalisht disa nxënëse.

Nga MPB thonë se ndaj personit në fjalë është ngritur procedurë për të përcaktuar përgjegjësinë.

“Më 24 mars 2023, nga një shkollë e mesme në Shkup është marrë njoftim se një polic ka ngacmuar verbalisht disa nxënëse. Menjëherë janë marrë masat adekuate për zbardhjen e rastit dhe është njoftuar prokurori publik dhe Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Penale dhe Standardeve Profesionale, ndërsa ndaj personit do të iniciohet procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore dhe pezullim nga vendi i punës deri në marrjen e vendimit në procedurën disiplinore”, thonë nga MPB.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share