Futbolli fitoi një yll tjetër, fenomenal! E kemi fjalën për Lamine Yamal, i cili duket se është në të njëjtën rrugë si Kylian Mbappe dhe Neymar. Veçse, futbollisti 16-vjeçar që luan në kombëtaren e Spanjës dhe që e kualifikoi vendin e tij për finalen e Euro 2024, është një adoleshent, i cili ka vendosur rekordin si futbollisti më i ri që luan në kampionatin europian (Ky ishte fakti i parë).
Një super futbollist
Yamal duket se do të jetë ‘the goat’ në futboll, falë talentit, shkathtësisë dhe energjisë së tij në fushë. Ai çoi Spanjën në finale, me rezultatin 2-1 kundrejt Francës, duke eliminuar këtë të fundit dhe duke dërguar Kylian Mbappe në shtëpi (më në fund, Kylian mund të operojë hundën, yaaay).
Yamal është ende në shkollë, pasi mbush 17 vjeç më 13 korrik. Pra, do ta festojë ditëlindjen gjatë kampionatit europian. Sado e paimagjinueshme të duket për ju millennials, ai ka lindur në vitin 2007.
15 vjeç te Barcelona
Yamal ishte 7 vjeç kur familja e tij u shpërngul në Barcelonë dhe ai iu bashkua skuadrës së Barcelonës në moshën 15-vjeçare (jo se duam të të bëjmë presion, por ç’ke bërë ti kur ishe 15 vjeç?).
Një simbol në nder të lagjes
Yamal është naçu lagjeje dhe s’e themi kot. Sa herë ai shënon gol, bën me duar simbolin ‘304’, që përkon me 3 shifrat e fundit të numrit të lagjes ku është rritur.
Krahasohet me Messi-n
Në fakt, edhe Yamal ka qejf të jetë Messi, megjithatë, e di që argjentinasi është ndër më të mirët e historisë. Lamine është shprehur se është gati të veshë fanellën e futbollistit legjendar, por me njëfarë modestie.
“Messi është lojtari më i mirë në histori. Të krahasohesh me të është e pabesueshme, por askush nuk mund të krahasohet me të. Shpresoj të kem gjysmën e karrierës që Messi ka pasur”.
Megjithatë, duket se vetë rastësia dhe fati, ka kërkuar që Messi ‘të bekojë’ yllin në ngjitje. Pak ditë më parë, një foto ku Messi shfaqej me bebin Yamal u bë virale.