Presidenti amerikan ka lëshuar një deklaratë për të shënuar përvjetorin e parë të sulmeve të 7 tetorit të Hamasit ndaj Izraelit.
Joe Biden tha se grupi militant filloi “brutalitet të papërshkrueshëm” në vend dhe SHBA-ja mbetet “plotësisht e përkushtuar” për të garantuar sigurinë e Izraelit.
“Sulmi i 7 tetorit solli në sipërfaqe kujtime të dhimbshme të mbetura nga mijëra vjet urrejtje dhe dhunë kundër popullit hebre”, tha Biden, shkruan skynews
“Atëherë ia bëra të qartë popullit të Izraelit: ju nuk jeni vetëm”, shtoi ai.
Lideri amerikan vazhdoi: “Një vit më vonë, zëvendëspresidentja Harris dhe unë mbetemi plotësisht të përkushtuar ndaj sigurisë së popullit hebre, sigurisë së Izraelit dhe të drejtës së tij për të ekzistuar”.
Ai thekson se SHBA-ja “nuk do të ndalojë së punuari” për të arritur një marrëveshje armëpushimi që parashikon kthimin e pengjeve në Izrael, një rritje të ndihmës për njerëzit në Gaza dhe një fund të luftës.
“Izraelitët dhe palestinezët njësoj meritojnë të jetojnë në siguri, dinjitet dhe paqe”, përfundoi presidenti amerikan. /Telegrafi/