Herët në mëngjes në parkingun e rrugës “Vanço Kitanov” është djegur një automjet i markës “Audi 5”, pronar i së cilit është shefi i SPB – Shtip, Bobi Gidioski.
Zëdhënësja e SPB-Shkup, Gordana Panajotova thotë se raportimin e ka bërë një qytetar në orën 03:01. Menjëherë është thirrur Njësia Territoriale e Zjarrfikësve-Shtip, në vendin e ngjarjes kanë intervenuar zjarrfikësit dhe nuk kanë lejuar që flakët t’i përfshijnë veturat e tjera të parkuara.
Në vendin ku është djegur automjeti është duke u bërë ekspertizë.