Një vajzë zbuloi si u vra Ardian Nikulaj

U përdor për të blerë motorin e vrasësit

Dëshmia e një vajze që kishte lidhje me Edmond Haxhian, personin që sipas policisë dyshohet se e organizoi vrasjen e Ardian Nikulajt, zbuloi të gjithë dinamikën e ngjarjes së rëndë të finalizuar më 19 Prill.

Ajo është identifikuar nga policia si personi që ka blerë motorin që vrasësi portugez, Ruben Saraiva përdori per atentatin. Këtë fakt ajo e ka pohuar dhe vetë në deklarimet e bëra përpara grupi hetimor ku ndër të tjera ka dhënë dhe detaje për ardhjen e portugezit në Shqipëri.

“Fillimisht portugezi është dërguar në një hotel në zonën e Shëngjinit, shumë pranë “Coralit”. Të nesërmen e kanë çuar në Shkodër. Motorin e kam blerë unë, e kam parë më vonë te magazina e shtëpisë së Edmondit në Kakarriq të Lezhës. Portugezi përshëndeste gjithmonë banorët e Kakarriqit në Gjuhën Shqipe, por me Edmondin komunikonte në anglisht.”

Nga verifikimet e policisë, rezulton se shtetasi portugez kishte mbërritur në vendin tonë në Shkurt të këtij viti. Ai ishte pritur në Rinas nga Edmond Haxhia, i cili e kishte marrë me makinë disa metra larg aeroportit për të mos u kapur nga kamerat, por edhe në vendin e pritjes ishte filmuar nga kamerat e disa bizneseve.

Me të njëjtin automjet Haxhia rezulton të ketë marrë dhe shtetasit britanik Harry Simson, që shihni në këto pamje në recepsionin e hotelit te Nikulajt, i cili i dha portugezit detaje për vendndodhjen e biznesmenit ditën e vrasjes. Bëhet fjalë për një makinë tip “Volksvagen” të marrë me qira në Shkodër. Ky automjet tashmë është sekuestruar nga policia dhe në brendësi të tij janë përftuar prova të shumta biologjike mes të cilave dhe doreza që dyshohet se janë përdorur nga britaniku Simson.

Në dëshminë e vajzës thuhet se po me këtë automjet Haxhia ka marrë edhe britanikët e tjerë që kishin ardhur në Shqipëri si pjesë e planit për të ekzekutuar Nikulajn.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share