Një tjetër stuhi bore prek SHBA-në

Një tjetër stuhi bore do të përfshijë të gjithë Perëndimin e SHBA-së. Stuhia e shoqëruar me erëra të forta dhe temperatura të ulëta mund të çojë në ndërprerjen e fluturimeve. Sipas meteorologëve trashësia e dëborës mund të arrijë deri në 1 metër në disa rajone. Bora pritet të jetë e pranishme në New England, New Hampshire, Vermont dhe Maine. 39 milionë amerikanë në Kaliforni gjithashtu do të preken nga stuhia.

Temperaturat mund të bien në -31 gradë Celsius gjë që mund të shkaktojë ngrirje në vetëm 30 minuta. Ndërsa pjesa më e madhe e Shteteve të Bashkuara do të përballet me mot të ftohtë dhe me borë gjatë disa ditëve të ardhshme, pjesë të Jugut, përkundrazi, mund të shohin temperatura të larta rekord këtë javë.

Autoritetet kanë vendosur në dispozicion një numër të madh borëpastruese, ndërsa iu kanë bërë thirrje njerëzve që të kufizojnë lëvizjet. Nën paralajmërim për mot të ftohtë janë edhe Montana, Wyoming dhe North Dakota.

Disa shtete në jug mund të kenë temperatura që janë mbi 37 gradë Celsius, kryesisht në Orlando ku termometri mund të shënojë edhe 40 gradë. Fundjavën e kaluar disa pjesë të Kalifornisë dhe Sierra Nevadas u përfshinë nga përmbytje.

Erërat e forta ndërprenë energjinë në më shumë 163,000 shtëpi dhe biznese në Kaliforni, kryesisht në qarqet në jug të San Franciskos, pasi era në Aeroportin Ndërkombëtar të këtij shteti arriti në 109 km/h. Më shumë se 480 fluturime brenda dhe jashtë Denverit, Minneapolis dhe Salt Lake City u anuluan.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share