Një kamion është fundosur sërish në shatërvanin jumping jet në sheshin “Maqedonia” në Shkup.
Prej mëngjesit të sotëm në shesh po ngrihet skena dhe çadrat për festivalin e birrës “Pivoland” që organizohet nga Qyteti i Shkupit. Një nga kamionët që transportonte pajisje u prish dhe shatërvani tashmë është thyer dhe dëmtuar sërish.
Kamioni ha rënë në pllakat e dëmtuara të sheshit derisa po qarkullonte brenda hapësirës. Kjo është hera e tretë që një automjet bie bie përafërsisht në të njëjtën hapësirë të këtij sheshi.