Një tërmet me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter me epiqendër afër Stolacit është ndjerë në zonën më të gjerë të Hercegovinës, në bregdetin e Dubrovnikut dhe në Mal të Zi.
Toka është lëkundur për rreth pesë sekonda, çka ka shkaktuar ankth tek qytetarët.
Siç është raportuar nga Instituti Federal Sizmologjik i Bosnje-Hercegovinës, pajisjet e tyre kanë regjistruar një tërmet me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter.
Tërmeti është ndjerë në zonën më të gjerë të Hercegovinës dhe në pjesën jugore të Kroacisë. Për momentin nuk ka raportime për dëme apo pasoja të mundshme.
Tërmete të tilla shkaktojnë dëme në ndërtesat e ndërtuara dobët. Tërmeti është ndjerë edhe në Sarajevë, Zenicë, Jabllanicë, Mostar, sipas lexuesve të N1 të Sarajevës.
Kujtojmë se një vajzë mbeti e vrarë nga tërmeti në zonën e Stolacit pranverën e kaluar, kur një gur ra mbi shtëpinë ku ajo jetonte.
https://twitter.com/LastQuake/status/1598770475471147017