Një tërmet prej 2.4 ballësh ka ndodhur sot në Maqedoninë e Veriut, përkatësisht në Shkup.
Sipas informacioneve, epiqendra e tërmetit ka qenë 21 kilometra veriperëndim nga Shkupi, gjegjësisht në kufirin mes Serbisë dhe Kosovës. Dridhja ka qenë në thellësi prej tetë kilometrave.