Një targë e veturave është shitur për 55 milionë dirhemë (15 milionë dollarë) në një ankand bamirësie në Dubai, duke arritur atë që organizatorët Emirates Auction thonë se është një çmim rekord botëror.
Thjesht duke lexuar “P7”, targa theu rekordin e mëparshëm që i përkiste Saeed Abdul Ghaffar Khouri, i cili bleu një targë për 52.2 milionë dirhemë (14.2 milionë dollarë) në shkurt 2008 në një ankand të organizuar nga e njëjta kompani.
Të ardhurat nga shitja do t’i jepen “One Billion Meals” – një fushatë e drejtuar nga Sheikh Mohammed bin Rashid Al Maktoum, sundimtar i Dubait dhe kryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe, për të ndihmuar komunitetet e cenueshme në mbarë botën gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit – shtoi shtëpia e ankandeve. Shitja u zhvillua në fillim të këtij muaji.
Targat tjera u shitën gjithashtu për 2,950,000 dirhemë (800,000 dollarë) dhe 140,000 dirhemë (38,000 dollarë) në ankandin e mbajtur në Hotelin Four Seasons Jumeirah, shkruan CNN, përcjell Klankosova.tv.
Në përgjithësi, ankandi mblodhi më shumë se 71 milionë dirhemë (19.3 milionë dollarë) për fushatën, raportoi gazeta shtetërore e Emirateve të Bashkuara Arabe WAM.