Ish-boksieri shqiptar, Besar Nimani, është vrarë të shtunën e kaluar në mbrëmje në Bielefeld të Gjermanisë.
Në lidhje me këtë Berat Nimani, vëllau i viktimës ka thënë për Klankosova.tv se të dyshuarit për vrasjen e ish-boksierit janë dy kurd dhe një serb i Mitrovicës.
Sipas Nimanit, ata janë duke u kërkuar nga INTERPOL-i, pasi sipas tij, të dyshuarit kanë arritur të largohen nga Gjermania.
Ndërkohë të enjten do të bëhet varrimi i ish-boksierit kosovar, Besar Nimani.
Këtë e ka bërë të ditur vëllai i tij Berat Nimani, përmes një postimi në Facebook, ku bëri të ditur se varrimi i Besarit do të bëhet në Bielefeld të Gjermanisë.
“Varrimi i Besar Nimanit do të bëhet të enjten me 14.03.2024 ne Bielefeld nga ora 10:00 e mëngjesit në varresat e myslimanëve”, ka shkruar Berati.