Një rrugë prej 500 metrave, ndërtohet dy vjet (VIDEO)

PERSONAT ME NEVOJA TË VEÇANTA MEZI ARRIJNË TEK QENDRA PËR REHABILITIM

Në këtë rrugë, çdo ditë duhet të kalojnë persona me nevoja të veçanta që vizitojnë qendrën për rehabilitim të organizatës “Sos-Vita”.

”E dha premtimin se do të rregullohet rruga ku është shoqata jonë, që është më e madhe në Komunën e Çairit. Mos të respektohet është turpi madh” – Ertan Shakiri kryetar i SOS-Vita.

Një rrugë që nuk është as 1 kilometër e gjatë, nuk po rregullohet më shumë se 1 vjet.

”Na premtuan se do ta bëjnë për shkurt kohë”

Sa ka kohë që po rregullohet kjo rrugë?

”Po, ka diku dy vjet. Sigurt 2 vjet” – deklaroi Zhivko Milevski, antar i SOS-Vita.

Se çfarë problemi lëvizja në Komunën e Çairit për persona që e kalojnë jetën në karrocë është njoftuar disa herë nga mediat kryetari i, Visar Ganiu, por, dy mandate dhe asgjë nuk po lëviz në drejtimin e duhur për ta.

”Kërkuam që të rregullohen trotuaret, të kemi qasje në institucione. Në ambulancë nuk ka ashensor. Si do të hyjë unë në Ambulancë në Çair? Duhet të mbajnë në duar që të ngjitem lartë. Ndryshe nuk ke se si të shkosh ta kontrollosh vetën. Trotuaret janë të mbushura me vetura, e kemi patjetër të zbresim në rrugë që të shkosh kudo.

Thjeshtë pa shoqërim ju nuk mund të arrini askund?

”Nuk mundemi askund të arrijmë. Jemi të rrezikuar 100%. Nuk ka shteg për personat me nevoja të veçanta. Në cilën do komunë të shkosh, Kisela Voda, Karposh, ka shteg të veçantë për këmbësor dhe persona me nevoja të veçanta, kurse tek ne nuk ka” – deklaroi Zhivko Milevski, antar i SOS-Vita.

Një person me nevoja të veçante jeton me 11 000 denarë ndihmë nga shteti, e karrocën mund ta ndërroj vetëm 1 herë në 5 vjet. Falë donatorëve, Sos-Vita ka arritur që të sigurojë kushte të mira për mbi 65 anëtarë të saj….

”Gjithçka e bëjmë me njerëz që kanë pasuri të zemrës, jo pasuri të xhepit”

Por, institucionet po ua mohojnë një të drejtë themelore, të drejtën e lëvizjes së lirë. Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, premtoi se nesër do të prononcohet për këtë problematikë. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Furkan Saliu

Lexo gjithashtu
Total
0
Share