Një rrugë në Greqi me emrin e shqiptares Klaudia Lata, humbi jetën në aksidentin hekurudhor

Një rrugë në zonën e Nea Smirni në Larisa të Greqisë është propozuar që të mbajë emrin e shqiptares Klaudia Lata, vajza 20-vjeçare që humbi jetën në aksidentin hekurudhor në Greqi më 27 Shkurt 2023.

Propozimi është bërë për riemërimin e rrugës “Solona” dhe të marrë emrin “Rruga Lata”.

(Foto: Rruga Solona që është propozuar të riemërtohet rruga Lata)

20-vjeçarja banonte në Larisa të Greqisë Greqi dhe ishte studente ekselente në Fakultetin e Mjekësisë.

Tashmë propozimi i bërë me vota unanime nga Komisioni për Emërtimin e Rrugëve do të kalojë për miratim në Këshillin Bashkiak të Larisas që pritet të mblidhet ditën e sotme.

Klaudia Lata kishte lindur dhe ishte rritur në Larisa nga prindër shqiptarë.

/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share