Një “po” nuk është mjaftueshëm, Twitter nuk tërheq padinë ndaj Elon Musk

Miliarderi Elon Musk ka thënë se synon ta përfundojë blerjen e tij të Twitter deri në fund të muajit, por kompania e Twitter “nuk do të pranojë një po për një përgjigje”.

Twitter e paditi Musk në Korrik pasi ai u përpoq të tërhiqej nga blerja e firmës. Musk i kërkoi gjykatës ta pezullonte luftën ligjore, pasi sipas tij procesi gjyqësor nuk ishte më i nevojshëm. Tashmë ai ishte i përgatitur të vazhdonte me planin origjinal të marrjes në dorëzim, në pritje të marrjes së financimit dhe përfundimit të betejës ligjore.

“Nuk ka nevojë për një gjyq të përshpejtuar për të urdhëruar të pandehurit të bëjnë atë që po bëjnë tashmë,” shkruajtën avokatët e Musk në një dosje.

Megjithatë, Twitter nuk do të marrë “po” për një përgjigje. Sipas BBC, çuditërisht ata kanë këmbëngulur për të vazhduar me këtë proces gjyqësor, duke vënë në mënyrë të pamatur marrëveshjen në rrezik dhe duke “luajtur kumar” me interesat e aksionerëve të tyre.

Në dosjen e tij për Gjykatën e Kancelarisë së Delaware të enjten, Twitter tha se ishte kundër pezullimit të procesit gjyqësor, duke e cilësuar një veprim të tillë “një ftesë për keqbërje dhe vonesë të mëtejshme“.

Kompania duket se nuk u beson premtimeve të Musk, duke vënë në dukje se një bankë që ndihmon në financimin e marrëveshjes kishte dëshmuar këtë javë se nuk kishte marrë asnjë njoftim nga Musk për planet për të ecur përpara.

Musk njoftoi një plan për të blerë Twitter për 54.20 dollarë për aksion në Prill. Por ai u tërhoq nga marrëveshja vetëm disa javë më vonë duke thënë se ishte i shqetësuar se llogaritë e padëshiruara në platformë ishin më të larta se sa kishte pretenduar Twitter.

Twitter e paditi Elon Musk pasi ky i fundit nuk donte ta përfundonte marrëveshjen. Në padinë e tij, Twitter argumentoi se Musk ishte i shqetësuar për çmimin që kishte rënë dakord të paguante, pas një rënie në vlerën e aksioneve të teknologjisë, duke përfshirë Tesla, kompaninë e makinave elektrike që ai drejton dhe që është baza e pjesës më të madhe të pasurisë së tij.

Gjyqi tani është shtyrë për në 28 Tetor për të lejuar mbylljen e një marrëveshjeje, sipas një dosjeje gjyqësore./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share