Një person i verbër pjesë e këshillit të Gostivarit

Nga sot ekipit të këshilltarëve të Komunes së Gostivarit i bashkohet edhe Xhevat Fejzuli. Ai është një person i verbër, ndërsa vite me radhë është edhe kryetar i Shoqatës së personave me shikim të dëmtuar “Realiteti”, në Gostivar. Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në FB, kryetari i Gostivarit, Arben Taravari.

“Një njeri i mirë si Xhevati

Kënaqësi që nga sot ekipit të këshilltarëve të Komunes së Gostivarit i bashkohet edhe Xhevat Fejzuli. Xhevati do të jetë zëri i atyre që shohin me sytë e shpirtit.

Falënderoj të gjithë keshilltarët që unanimisht aprovuan mandatin e tij dhe na priftë e mbara në punët për të mirën e qytetarëve në përgjithësi dhe kategorive me nevoja speciale në veçanti!”, ka shkruar Taravari.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share