Një person humb jetën pas goditjes nga treni në Shkup

Në hekurudhën tek bulevardi “Serbia”, mbrëmë rreth orës 20:25, treni ka goditur një person të moshës pesëdhjetë vjeçare.

Nga goditja, ai ka vdekur në vendin e aksidentit, kanë bërë të ditur mëngjesin e sotëm për MIA-n nga Ndihma urgjente mjekësore në Shkup.

Vdekja është konstatuar nga mjeku i Ndihmës urgjente mjekësore në Shkup.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share